29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

OBSH apel qeverive: Covid është ende një emergjencë, shqyrtoni mundësinë e rivendosjes së kufizimeve

“Pandemia e Covid-it është larg fundit”, kjo është nënvizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila, për t’iu përgjigjur pikut të ri të infeksioneve, fton qeveritë të “shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së kufizimeve”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “i shqetësuar” sepse “rastet vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe vdekjet janë të papranueshme të larta”.

- Advertisement -

Virusi, shton ai, “mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

“Me rritjen e transmetimit të Covid dhe shtrimeve në spital, qeveritë duhet të zbatojnë masa të provuara si përdorimi i maskave, ventilimi i përmirësuar dhe testimi”, shpjegon Ghebreyesus.

“Unë u bëj thirrje qeverive të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj Covid-19 bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe gjithashtu shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”, apeloi kreu i OBSH.

- Advertisement -

“Qeveritë duhet të punojnë gjithashtu për të rikthyer mbikëqyrjen, testimin dhe të ndajnë efektivisht antiviralët,” shtoi ai.

Më tej kreu i OBSH-së njoftoi se numrat e vdekjeve janë shumë të larta, çka tregon se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

“Jam i shqetësuar se rastet e Covid vazhdojnë të rriten duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë dhe se vdekjet janë në mënyrë të papranueshme të larta, komiteti i urgjencës është mbledhur të premten dhe ka arritur në përfundimin se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thekson OBSH.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -