fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 21:52

“O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Rekomandime

Shkrepjet e armëve dhe mjetet piroteknike në Skenderaj ishin shenjat e para mbrëmë që përcollën rezultatin pozitiv të kandidatit të PDK’së për këtë komnë, Fadil Nura.

Rrugët u bllokuan nga veturat, derisa zona përreth selisë së PDK’së në Skenderaj u mbush me tym të mjeteve piroteknike si rrjedhojë e festës atje, raporton T7.

“PDK’ja e ka meritu. Urimë Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. Ky është këtu, ka punu për Drenicën, për qata i thonë Sami baba”, është deklaruar një qytetar për mediumin.

“Qe 22 vjet PDK, tjetër s’ka”, deklaroi një tjetër qytetar.

Për dikë tjetër në Skenderaj do duhej të ekzistonte në pushtet vetëm PDK’ja.

“O u kënaqëm krejt. Mu ka gëzu zemra, mu ka rritë më doket. Tona kemi me i pritë nga PDK’ja në Skenderaj. Kurgjo mos bëfshin, sen. Udha mu ka prishë, kurrë mos e ndreqtë. As nuk i them ndreqe. Babë e babgjysh në lloç më kanë le, edhe unë kam me kanë”, ka thënë një tjetër qytetar.

Nga 98,41 për qind të votave të numëruara, kandidati i PDK’së Fadil Nura i ka 57,99 për qind të votave, derisa kandidati i pavarur për Skenderajn, Bekim Jashari, ka mbledhur 40,64 për qind të votave.

Si pasojë e shkrepjeve me ar.më, u pIagos një qytetar në Skenderaj për t’u dërguar më pas për trajtim në QKUK.

Më shumë artikuj

Të fundit