SHOQATA AKADEMIKE E SHQIPTARËVE PËR SHKENCË DHE ART në Maqedoni ka reaguar ndaj librave të arsimit muzikor me këngë maqedone, serbe e rome. Sipas shoqatës ka shumë fyerje pë shqiptarët në ato libra, shkruan Kosova ime.
Analiza e plotë:
Librat e arsimit muzikor me këngë maqedonase, serbe e rome
Akademia jonë kërkon heqjen e librave fyese dhe denigruese për thesarin,
traditën, trashëgiminë tonë kulturore. Në këto libra, nxënësit tonë, i tërë kombi,
fyhet e nënçmohet.
Librat janë pa vlera mësimore, me përzierje gjuhësh, përkthimesh, me këngë,
këngëtarë, emërtime, që nxënësit shqiptarë s’i kanë, kënduar, dëgjuar asnjëherë,
valle që s’i kanë luajtur asnjëherë, as ata, as prindërit, as katërgjyshërit e tyre.
Kërkojmë nga arsimtarët, prindërit që të mos i përdorin këto libra
NË libra, në mënyrë të vrazhdët shkelen të drejtat tona kushtetuese, shkelet
identiteti ynë, shkelet krenaria jonë kombëtare.
Shkaqet;
Shqiptarët renditen si popull Musliman? Tradita e valleve islame, ilustrohet me një çift
shqiptar me veshje kombëtare!? “Këngë popullore shqiptare dhe rome, jepen së bashku
me një titull, faqe 29,VII.
Me “këngë shqiptare të qytetit të vjetër” ( староградски песни) – përkthim i çoroditur.
Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, duke u nisur nga synimet programore,
Statuti, vizioni, si trup më i lartë për hulumtime shkencore i shqiptarëve në RVM , me ekspertët e
saj, bëri analizën e librave, kësaj rradhe të lëndës së arsimit muzikor të nxënësve shqiptarë në
Maqedoninë e Veriut të shkollës 9 vjeçare.
Metoda e punës
Është përdorur analiza e dokumentacionit, shfletimi faqe për faqe i librave në faqen zyrtare
https://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/ , që është faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së
RMV-së. Shumica e këngëve ka vetëm një fjalë në gjuhën shqipe në fillim të faqes “me dëgjim”
Në fund, nga materiali i analizuar, japim rekomandimet tona.
Ajo që vërejtëm ne është një turp , një fyerje e popullatës shqiptare në Maqedoni, fyerje e
trashëgimisë sonë kulturore, turp për elitën politike që na udhëheq, turp për elitën shkencore dhe
arsimore në RMV.
Për analizë përdorëm librat e arsimit muzikor për klasat VI,VII dhe IX
I. Le të fillojmë me librin e klasës VI.
Autorë: Sllavjanka Dimova . Vera Angellovska dhe Marina Vasiq – Stefanovska
Përkthyes: Blerim Muhagjeri
Redaktor profesional: Prof.dr. Asllan Hamiti
Lektor i botimit në shqip: Mr. Ismail Hamiti
Me vendim për lejimin dhe përdorimin e librit mësimor në lëndën e arsimit muzikor për kl. e 6
të në shkollën fillore nëntëvjeçar me nr 22-1109/1 të datës 23.06.2011 të sjellë nga Komisioni
Nacional për Tekste Mësimore
Librin mund ta gjeni në ; chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.e-
ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko_6_alb.pdf
Fillojmë me këngët:
ЗА СИТЕ ДЕЦА / PËR TË GJITHË FËMIJËT :sipas dëgjimit, këngë për atdheun, Muzikën
dhe tekstin: Miodrag Neçak
Vijon teksti; Како сонце жолто, сјајно од небо што свети, и ја гали мојта земја, мојте
полиња. Како месечко што фрла од сребро прашина, така детска смеа гали, радост
дарува. После ноќта, денот иде, светлина ни носи, после суша, дождот врне, вода налева.
После тага, радост иде, среќа бескрајна, Teksti ynë; faqe 6. Pra shikoni se sa tekst ka në
gjuhën shqipe dhe sa tekst ka në gjuhën maqedonase, një huti për nxënësit, një tallje dhe
nënçmim nacionalist. Cinizmi shihet ku detyrat jepen në gjuhën shqipe
Këngë solmizuese; Цртичка, главичка, полна празна одлучи! До, до, си, си, ла, ла, сол, ре,
фа, ми, ре, ла, си, до. Detyrë: 1. Në fletoren tënde të muzikës shkruaje shkallën!
Intervalet, terca mësohen me pentagram të shoqëruar me tekst në gjuhën maqedonase, faqe 13-
14,
Foto. 1. Si mësohet terca? Distanca melodike prej katër tonesh quhet tercë. Cinizmi me një fjali
në fund në gjuhën shqipe, faqe 14
Скокни, рипни четири, faqe 15
Foto 2. Ja si i këndojnë nxënësit shqiptarë intervalet, faqe 14
Cтojaн ми болен лежеше, këngë popullore, me pentagram me nota me tekst në gjuhën
maqedonase
Ushtrime dhe këngë melodike me tekstet për intervalin Ushtrimi melodik nr.1
Лубовна приказна, Собрале ми се набрале, faqe 22, shiko foton nr. 1
Есен (me nota) faqe 25
Шеќерна мелодија faqe 26
Në libër pasqyrohet krijimtaria e Zapro Zaprovit, shkatërruesit të Akademisë
Pedagogjike në Shkup, inspirues i protestave të studentëve kundër propozim ligjit për
Fakultetin Pedagogjik në vitin 1997, nxitësit të urejtjes ndaj Shqiptarëve.
Елко, елко (me dëgjim), Зима (me dëgjim), faqe 35 vetëm fjala me degjim është në
gjuhën shqipe
“Nevestinsko, “Mariovska tresenica”, “Kopaçka”, “Tropnalo oro”, “Sretselo”
“Sretselo” është valle karakteristike për zonën e Povardaries. Përmes këngëve (“Ova e
sello”, “Siten kamen do kamena”, “Snoshti te prativ na voda qerko”, “Shto sobir mi se
sobrallo”) dhe valleve, paraqitet jeta e përditshme fshatare dhe ngjarjet në mes të fshatit
si qendër të jetës sociale të të rinjve. Faqe Виножито (dëgjojmë dhe këndojmë një këngë
për natyrën) faqe 46
Ајде Милке да бегаме (me dëgjim)-
Си беше еднаш едно време, Мојата Вони Иреку океанот, faqe 59
Сввши Кирил и Мeшодиј (me dëgjim) faqe 61
Me këngë në pushim „Летаме” (dëgjojmë dhe këndojmë me dëgjim) Muzika: Boro
Majdanac teksti: Ognen Nedellkovski
Ja si shpjegohet Sharkia ; Притисни Ги жиците со левата рака шаркијата ќе даде
музика што се сака Тонови нежни за љубов песна за срце што ми плени една
Весна.
Gjithsej përmenden 16 emra të autorëve maqedonas dhe serbë. Nuk kemi asnjë kompozitor
shqiptar, nuk ka veshje të shqiptarëve, nuk ka muzikë popullore shqiptare. Domethënë nxënësit
mësojnë se ne nuk kemi asgjë, as muzikë, as lojëra, as veshje, as këngë. Pra, jemi pa trashëgimi
kulturore.
II.
ARSIMI FILLOR NËNTËVJEÇAR
Autorë: FROSKA SAPUNXHIEVA. FLURIM ZULFIJA. VESELINKA
MAXHAROVA. ARSIMI MUZIKOR. PËR KLASËN VII, viti i botimit 2022
Përkthyes, Shpresa Ismaili
Redaktor professional Dardan Braimi
Me vendimin e Komisionit Kombëtar për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të
Mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.
26-1107/1 të datës 09.07.2020, miratohet përdorimi i këtij libri shkollor.
Libri fillon me këngë maqedonase
Другартсво, vetëm tituli i përkthyer në shqip
Foto 3. Kështu janë të gjitha këngët që duhet t’i këndojnë fëmijët tanë, nipa e mbesa. Përkthehet
vetëm titulli në gjuhën shqipe.
Kënga e shoqëruar me nota , është me tekst në gjuhën maqedonase.
Во природата, po ashtu me tekst në gjuhën maqedonase, pra nxënësit duhet ta këndojnë
maqedonisht, kurse duhet ta recitojnë shqip . Kënga është e përkthyer në turqisht e pastaj në
shqip e serbisht.
Foto 4. Në faqen 23 kemi këngë turke dhe rome, këngë vllehe dhe serbe.
Детска Желба, e papërkthyer
Татковино , e papërkthyer
Овчарска песна e përkthyer njëherë turqisht pastaj shqip
Приспивна песна
Këndohet me tekst maqedonisht
Këngë turke dhe rome
Këngë vllehe dhe serbe
Свирам весело, tekst maqedonisht me nota
Kënga shqipe me nota, Çesk Zadeja nuk është përkthyer
Forma dypjesore- me hyrje shqip, shembull kënge me nota e tekst maqedonisht
Këngë vllehe , me dëgjim
Këngë rome, me dëgjim
Сака медо мед да јаде,
Këngë boshnjake
Све је пошло наопако, këngë serbe
Blagica Pop Tomova, Vesna Ginovska
Dordoleci me nota- vetëm fjala “me degjim” në shqip teksti e kënga maqedonisht
Këngë turke me dëgjim
Kënga shqipe, Babagjyshi me dëgjim
Stojan Stojkov
Денес насадив дрво
Gomari i Xha Fezës
Valle maqedonase
Моја домовино, serbisht me nota e tekst
Kënga shqipe me nota
Luaj me diellin
Kënga shqipe me nota, O ti det
Përfundimi ynë:
Libri ka gjithsej 15 këngë maqedonase, 4 këngë shqipe , 14 këngë serbe, turke,vllehe,
boshnjake.
chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.e-
ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko_7_albanski.pdf, e shikuar më 14,11.2023
Klasa e 9
Autorë: Slavjanka Dimovska, Vera Angelovska, Marina Vasiq -Stefanovska
Përkthyes: Arbana Qormemeti
Redaktor profesional: Dardan Braimi
Me vendim nga Komisioni Nacional për Tekste Shkollore 2021, shikuar në web më 14.11,2023
Земјo моја, me tekst vetën në maqedonisht
Foto 5.Shikimi ynë: Të gjitha këngët që renditen më poshtë me titull në maqedonishte
janë kështu si kjo në faqen 1. Vetëm titulli është i përkthyer, pra një mënyrë tallëse.
What a wanderfool word
Kënga Nënë Terezë, Musa Piperku, shqip, me përkthim në maqedonisht të tekstit
Manastir Turkusu
Kori i fshatarëve. N.Smetana
Tanca mea,vllehe
Ederleyi, rome
Ко удара тако позно, serbe
Sinkopa- me këngë me tekst maqedonisht
Момче мало ѓаволо, me tekst maqedonisht
Заспало моме, po ashtu
Что ми е мило ем драго
Не си го продавај коло чифлгот,не стој доне донке
Oh sa gëzim- shqip
lijarçe
Tradita dhe zakonet e popullit musliman
Shqiptarët popull musliman???!!!. Në tekst më poshtë jepet një valle të një çifti shqiptar me
veshje kombëtare.
Dojde romski den
Cantic ti- vllehe
Dasma e Galicnikut
Tradita e dasmës islame??? faqe 37-8
Këtu të gjitha traditat e dasmave siç janë ato boshnjake, rome, turke , serbe i paraqet si të
veçanta me tituj, kurse traditën e dasmës sonë e paraqet si pjesë e traditës islame me
nëntitull – (cinizmi këtu është i qartë).
Tradita e dasmave shqiptare si nëntitull i Tradita e dasmave islame
Tradita turke e dasmës
Tradita e dasmës boshnjake
Rome, Serbe
Veshjet popullore nga Tetova, Galiçniku, Prilepi, Shkupi, Mariova, Krusheva, Koçani
Kumanova
Pse nuk ka veshje të shqiptarëve?
Përfundime;
Akademia jonë duke shfrytëzuar të menduarit kritik nxjerr këto përfundime:
1. Tekstet janë fyese, me nënçmim të hapur të gjuhës, trashëgimisë kulturore, traditës dhe
foklorit tonë muzikor. Shqiptarët , trashëgimia dhe dhe thesari i tyre kulturor trajtohet si
popull dhe traditë muslimane edhe si dasëm islame. Thuhet se dairja është instrument që
përdoret në mënyrë primitive nga romët etj. Fyese për romët, por dihet se dajren më së
tepërmi e përdorin shqiptarët, kurse romët janë mjeshtër të saj.
2. Nga tekstet shihet se nxënësit duhet t’i këndojn notat muzikore me tekste dhe këngë
maqedonase
3. Nuk përmendet asnjë këngëtar shqiptar, as kompozitor, as këngëtar operash, 2 a 3 jepen
vetëm në foto pa shkruar as dy rreshta për ata. Përkundrazi tekstet janë me nga 15-20
emra të atyre maqedonas dhe serbë
4. Shpesh brenda një faqeje ka 4 përkthime, 4 tekste në gjuhën shqipe, turke, rome,
maqedonase. Bëhet pyetja a përkon kjo me normat e pedagogjisë, psikologjisë, a është
kjo një maltretim?
5. Me pak përjashtime, 80% e materialit të librave për nxënësit shqiptarë është tekst në
gjuhën maqedonase, kurse 95% e këngëve janë me pentagram të shoqëruar me tekst në
gjuhëm maqedonase. Pra, nuk mund të gjesh asnjë fjalë për Nexhmijen, Mirandën,
Hanifen, Grubin, Gonxhe Manakun, Meritën, Shkurten…Xheladin Zeqirin, Emin
Durakun, Grupin Zajazi, Shotën, Vallen e Rugovës,Tropojës etj. Asgjë….
6. Gati çdo gjë që jepet në gjuhën shqipe, duke ndjekur ligjin për përdorimin e gjuhëve,
përkthehet në maqedonisht
7. Publikisht pyesim se ku jemi ne të gjithë? Ku është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve në RMV prej ku s’kemi as autorë librash as të historisë, as të
arsimit muzikor, as recensentë, as…
Ku është Fakulteti i Arteve, Ansambli i Valleve Popullore? Ku janë ata që kanë ide të
mëdha që pa punë, pa dije, duhen të shndërohen në Akademi të Shkencave? Kush janë
ata anëtarë të Komisionit të librave, recensentë, ministra shqiptarë që lejojnë këtë
mjerim? Duam që Ministria e Arsimit të deklarohet publikisht për këte skandal!
8.Akademia jonë disa herë i ka dërguar letër Ministrit të Arsimit që të ofrojë përvojën e
vet akademike për përpilimin, recensioneve të librave shkollorë. Nuk kemi marrë
përgjigje. E përsërisim edhe një herë gatishmërinë tonë publikisht.
9. Ne kërkojmë fuqishëm heqjen e librave fyese dhe denigruese për thesarin, traditën,
trashëgiminë tonë kulturore. Nxënësit tonë, i tërë kombi fyhet e nënçmohet.
10. Librat janë pa vlera mësimore, me përzierje gjuhësh, përkthimesh, me këngë, valle,
emërtime, që nxënësit shqiptarë s’i kanë dëgjuar asnjëherë, valle që s’i kanë luajtur
asnjëherë as ata as prindërit, as katërgjyshërit e tyre.
10. Kërkojmë nga arsimtarët, prindërit që të mos i përdorin këto libra
11. Me këto libra, mënyrë të vrazhdët shkelen të drejtat tona kushtetuese, shkelet
identiteti ynë, shkelet krenaria jonë kombëtare.
Tetovë,14.11.2023
Ekspertët e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në RMV./Kosova ime