fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nxehet pak me histori ambasadori rus në Bosnje: E kemi mposhtur Napoleonin dhe kemi hyrë në Berlin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasadori rus në Bosnje-Hercegovinë, Igor Kalabuhov, është thirrur në “madhërinë” historike të Rusisë perandorake të shekullit 19’të dhe sovjetike të asaj të shekullit të 20’të, duke thënë se “askush nuk mund ta mposhtë Rusinë”.

“Qëllimi i Perëndimit është ta mposhtë Rusinë”, tha ai, derisa rikujtoi disfatën e Napoleon Bonapartës dhe hyrjes së forcave ruse në Berlin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

“Jam i sigurt se fitorja edhe kësaj here do të jetë e jona”, tha ambasadori rus, siç e citoi “Slobodna Bosna”, përcjell Insajderi.

- Advertisement -

Kujtojmë se që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë pas 24 shkurtit të vitit të kaluar, Federata Ruse ka pësuar një numër disfatash duke mos arritur objektivat e saj ushtarake të pushtimit të shkallës së gjerë.

Kundërofansiva ukrainase ka korrur një numër të madh zmbrapsjesh ruse, për çka Federata Ruse ka provuar t’i fsheh vazhdimisht në opinionin publik në Rusi.

Pushtimi i shkallës së gjerë ruse është karakterizuar me një numër të madh dështimesh.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -