15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Nusja bëhet pikë e pesë me familjen e burrit në Podujevë për 20 euro, përfundojnë në Polici

Rastet e konfIikteve në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë presione psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Shtedim të Podujevës, ku një 20-vjeçare e ka denoncuar në Polici bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se burri bashkë me vjehrrin e saj e kanë keqtrajtuar, duke ushtruar presion psikik ndaj saj dhe për pasojë i kanë shkaktuar shqetësim të madh.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira, për të dëshmuar në lidhje me rastin.

Bazuar në deklaratat e tyre del të jetë se motiv i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për 20 euro, por që kanë mohuar kategorikisht të kenë ushtruar dh.unë.

- Advertisement -

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj dy të dyshuarve kanë nisur hetimet për dhunë në familje./Sinjali

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -