-3 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 13:18

Nurellari: Kurti e Osmani nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhje

- Advertisement -

Një dështim të koalicionit të shpresë e ka cilësuar analisti Adri Nurellari situatën më të fundit politike në Kosovë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se Kosova është zhytur në destabilitet, pasi qeveritë Tori dhe

“Kjo dëshmon një dështim i atij që u trumbetua si koalicion i shpresës një mashtrim në opinionin e Kosovës sikur VV e LDK do të krijonin stabilitet institucional dhe politik dhe do të sillnin kthesë radikale e kundërta ndodhi, Kosova është zhytur në destabilitet. Qeveritë Kurti dhe Hoti nuk kanë qenë funksionale, ishin të paafta për t’u përballur me sfidat e vendit dhe dështuan në mënyrë banale”.

Sipas Nurellarit zgjedhjet e parakohshme janë një lajm i mirë për PDK-në dhe shpresa është që këto zgjedhje të sjellin zgjidhje konkrete.

“Shpresa është që të tejkalohet iluzioni i kultivuar dhe këto zgjedhje të sjellin zgjidhje konkrete. Ky është një lajm i mirë për PDK, u shfry balona që e keqja më e madhe ishte PDK. Brenda pak javësh këto vija të kuqe u zbehën dhe PDK krijon besim te qytetarët. Ka dhënë model pozitiv të opozitës, duke u treguar konstruktive si në qeverinë Hoti dhe ka marrë pjesë e vetme në aktivitetet që Kurti organizoi për pandeminë, ka votuar pakon e rimëkëmbjes dhe buxhetin e Hotit. Hyrja në garë për PDK është pozitive”.

Nurellai thekson se as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme. Ai thotë se pa konsensus nuk mund të krijohet qeveria dhe në rastin e zgjedhjes së presidentit ky konsensus duhet të jetë edhe më i madh.

“Osmani është një ndër personat më pak konsensualë pasi tradhëtoi partinë e saj. Ajo që bën diferencën është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Padia e Vetëvendosjes është një kurth që ajo ka ngritur vetë. Albin Kurti nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme. Jo vetëm Kurti por as edhe zonja Osmani nuk kanë të drejtë të kandidojnë në këto zgjedhje”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika