18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

“Nuk na dalin llogaritë or miq. Hajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e lër një fe”, ja thirrja e Gjergj Lucës për formularin e Censit

- Advertisement -

Teksa ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave, biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke plotësuar pyetjet lidhur me përkatësinë fetare.

- Advertisement -

Me nota humori, Gjergji shkruan nuk na dalin llogaritë, ajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e ler një fe.

Ndër të tjera, ai thotë se te përgjigjja e tij, te pyetja për fenë, ka shkruar se është shqiptar. Madje ai u bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.
“Unë kam nënën myslimane, babain katolik, gruaja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes, unë falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami.
Ca të shkruaj unë këtu? Më ka zënë belaja, si ta plotësoj, nuk e di!

- Advertisement -

Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë ,se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë”, shprehet Luca.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -