23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Nuk mund të përkrahësh Kosovën duke ushqyer ambiciet e Beogradit

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të mbajë një qëndrim të qartë, nëse është krah Serbisë dhe Rusisë, apo Kosovës dhe Europës.

Nismën Ballkani i Hapur, Xhixho e quajti një projekt serb me të cilin shefi i ekzekutivit shqiptar është duke dëmtuar interesat kombëtare dhe të Kosovës.

Postimi i plotë:

Qeveria shqiptare të pozicionohet qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë!

Ballkani i Hapur është një tjetër projekt i kryeministrit Rama pa konsultim me qytetarët dhe pa debat të gjerë publik.

Me dëshirën për të çuar përpara një projekt të ideuar nga Serbia qartësisht për interesat e veta, kryeministri Rama po dëmton rëndë interesat kombëtare dhe njëkohësisht po dëmton interesat e Kosovës.

- Advertisement -

1-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukrainës.

2- Ballkani i Hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, të njëanshëm dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar procesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

3-Ballkani i Hapur është provuar gjerësisht si një veprim politik dhe shtetëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të fermerëve shqiptarë veçanërisht.

- Advertisement -

Këmbëngulja në çuarjen përpara të këtij projekti është treguesi më i qartë se në cilën anë të Europës zgjedh të pozicionohet Edi Rama.

Kosova e ka bërë të qartë qasjen e saj ndaj Ballkanit të Hapur, një nismë që të hapur ka vetëm mundësinë për të fuqizuar pozitat e Serbisë në rajon.

Nuk mund të përkrahësh Kosovën duke ushqyer ambiciet e Beogradit!

Qeveria shqiptare përpara se të bëjë show me mbledhje të përbashkëta, të pozicionohet qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë!

Të fundit
Lajme të lidhura