fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

“Nuk mund të merrnim dot frymë”, dëshmi tronditëse nga tragjedia në Korenë e Jugut

Dëshmitarët kanë përshkruar skena të kaosit kur rrugët e Itaewon në Seul u mbushën me njerëz, me turma që më pas shtypën njeri-tjetrin. Jessi Jassicah, e cila dëshmnon atë që pa me sytë e saj gjatë tragjedisë e Seulit, tha njerëzit po binin në shesh si domino, sipas BBC.

“Isha në një lokal në cep të rrugicës ku ndodhi përplasja të shtunën mbrëma. Sapo kisha hapur një shishe shampanjë, kur dëgjova një britmë dhe u ktheva për të parë.

- Advertisement -

Njerëzit tashmë kishin rënë dhe ata binin si domino, duke rënë në shesh”, tha ajo.

Ajo thotë se njerëzit më pas filluan të përpiqeshin për t’u ngritur dhe siguria u përpoq t’i ndalonte ata të hynin në lokal, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin shtypjes. Ajo tha gjithashtu se kur arriti të dilte dhe shkoi në rrugicën tjetër, u trondit kur zbuloi se “turistët ende po kërcenin, ata ende po bënin fotografi”.

“Ishte tronditëse sepse shumë njerëz nuk e panë lajmin, ata ende nuk e dinin se çfarë po ndodhte.”

- Advertisement -

Dëshmitarë të tjerë kanë përshkruar skena të kaosit të plotë kur rrugët e ngushta të lagjes popullore të jetës së natës Itaeëon të Seulit u mbushën me njerëz, në turma që i mbytën.

A Total Lunar Eclipse Will Happen on Election Day
Keep Watching

Videot e katastrofës treguan tmerrin e vërtetë, me një dëshmitar që e krahason fatkeqësinë me një film lufte. Më shumë se 150 vdiqën, më shumë se 80 u plagosën. Një mjek në vendngjarje tha se “fytyrat e shumë viktimave ishin të zbehta”.

- Advertisement -

“Nuk mund t’ua kapja pulsin apo frymën dhe shumë prej tyre kishin hundë të gjakosur”.

Park Jung-hoon, 21 vjeç, tha situata ishte plotësisht jashtë kontrollit.

“E di që policët dhe punonjësit e shpëtimit po punojnë shumë, por do të thoja se kishte mungesë përgatitjeje”.

Një banor i Itaeëon, 53-vjeçari Lee Su-mi, tha se “ata të rinj që quheshin ‘brezi Covid’ më në fund mund të festonin Halloëeen-in si festivalin e tyre të parë.

“Atëherë askush nuk ishte në gjendje të parashikonte se festivali do të kthehej në fatkeqësi.”

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -