9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nuk kanë të ndalur vrasjet në Serbi! Një person vrau të paktën tre persona dhe plagosi shtatë të tjerë

- Advertisement -

Një pjesëtar i Policisë, motra e tij dhe një person tjetër janë vrarë në të shtënat në Mlladenoc. Sipas informacioneve të para, shtatë persona kanë mbetur të plagosur.

- Advertisement -

Të shtëna në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, tre persona u vranë, kur një sulmues i armatosur qëlloi me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Dyshohet se ka qëlluar me automatik dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Të gjitha forcat e disponueshme të policisë janë aktualisht në terren në kërkim të personit të armatosur.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve, mes të cilëve edhe fëmijë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa për një të ri 21-vjeçar të UB-së është lëshuar urdhër-arrest.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -