fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

“Nuk kam qenë në dijeni”- FIet gjykatësi që dënoi Sokol Halilin vetëm 300 euro gjobë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gjykatësi në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Sahit Krasniqi i kishte shqiptuar dënim prej 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK.

“Dënim me gjobë, pasi që është mbajtës i familjes dhe ka gjendje të rëndë ekonomike”, kjo është njëra ndër arsyetimit në aktgjykimin ndaj Sokol Halilit kur u dënua vetëm me gjobë për armë ani pse gjatë kësaj periudhe Gjykata ishte në dijeni se ndaj tij është ngritur edhe një aktakuzë për kanosje e ka urdhër që të mos i afrohet ish-gruas.

- Advertisement -

Media ka kontaktuar gjyqtarin e procedurës, Sahit Krasniqi i cili ka sqaruar se pse e ka dënuar vetëm me gjobë prej 300 euro.

Sipas tij, ligji në fuqi përcakton dënimin me këtë shumë pasi që arma nuk ka qenë e vërtetë por me gaz.

“Ajo ka qenë armë më gaz, nuk ka qenë armë e vërtetë. Pa fishek pa predha.” Dispozita e akuzës ka qenë për armëmbajtje pa leje. Ai armën nuk e ka përdorur, atij iu ka gjetë arma”, tha ai.

I pyetur se a ka qenë në dijeni për veprat e të dyshuarit në të kaluarën, Krasniqi thotë se nuk e ka ditur për rastet e tjera dhe sipas tij në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj nuk ka pasur rast tjetër.

- Advertisement -

“Nuk kam qenë në dijeni për rastet e tjera. Në departament të Krimeve të Rënda nuk ka pasur rast tjetër në emër të tij. Unë i marr parasysh të gjitha. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të më anulohet ndonjë aktgjykim sepse I analizoj shumë gjërat”, deklaroi ai për Insajderin.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sahit Krasniqi, arma i ishte konfiskuar në mënyrë të përhershme.

“Konform nenit 366, par .3 të KPRK-së, një pistoletë me gaz DUAL, me numër serik EJ1…. me kalibër 9mm, prodhim i Turqisë si dhe një karikator, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme”, thuhet në aktgjykim.

- Advertisement -

Sahit Krasniqi është gjyqtar i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Nga ana tjetër, Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, nuk ka dashur të komentoj rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.

“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Media ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.

“Për çdo informatë i drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha ai shkurt duke e mbyllur telefonatën.

- Advertisement -

Të fundit

Loshi: Momenti ka ardhur, vetëm kjo gjë mund ta shpëtojë Kurtin nga Asociacioni, ose historia s’do ta faIë!

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, mund të shpëtojë, vetëm nëse...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -