Një çift në Teksas të Shteteve të Bashkuara janë vënë në qendër të debatit, pas vendimit për t’i marrë qira mujore vajzës së tyre, e cila ka vendosur që të mos ndjekë kolegjin.
Erika dhe Cody Archie, tashmë po përballen me shumë kritika nga ndjekësit e tyre për prindërimin, por ata janë më të vendosur se kurrë, se kjo gjë do të shkojë për mirë.
Ata i kanë vendosur një qira 200 dollarë vajzës së tyre 19 vjeçare, Kylee Deason, nëse dëshiron që të qëndrojë me ta në shtëpi dhe të mos shkojë në shkollë të lartë.
- Advertisement -
Sipas qendrës së kërkimeve PEË në korrik të 2022, 50% e të rinjve në SHBA nga mosha 19-29 vjeç jetonin me prindërit, në një kohë kur kjo shifër ishte 44% në 2010 dhe vetëm 38% në 2000.
Një sondazh i kryer nga Newsweek zbuloi se gati dy të tretat e amerikanëve besonin se fëmijët e rritur që jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre duhet të paguajnë qiranë, edhe nëse prindërit nuk kanë nevojë për para.