fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“Nuk ka komb kosovar”, “Ti je majmun” – përplasje e ashpër mes Nexhmedin Spahiut dhe hoxhës Bekim Jashari

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në një diskutim rreth kombit, janë përplasur ashpër politologu Nexhmedin Spahiu dhe krye-imami nga Podujeva Bekim Jashari.

Jashari nuk pajtohet se ekziston komb kosovar, gjë që për Nexhmedin Spahiun nënkupton ofendim.

- Advertisement -

“Ofendimi është me thanë s’ka komb Kosovar, po me m’thanë n’Beograd ja u nxjerri sytë, jo këtu. Unë i shajë me nanë ata që thonë që s’ka komb kosovar”, tha Spahiu në Debat Plus.

Teksa për Jasharin nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë komb kosovar.

“Cilit komb, s’ka ekzistu kurrë. Ka shtetas të Kosovës”, i tha imami Spahiut, para Jashari t’i thoshte se “E ofendoj ofendimin që po i bëni shqiptarëve ju”

“Ti kokshe hajvan krejt bre, pse po ofendon. Po ofendon mbi baza kombëtare. Bindjet le t’i mbanë për vete, nuk muj me thanë unë që bindja ime është që Filan Fisteku është majmun. Ajo është bindje por nuk guxon me thanë”, shtoi Spahiu.

- Advertisement -

“E them dhe e përsërisë…”, tha Jashari, para se “të shpërthej Spahiu.

“Unë e përsërisë që t’i je majmun, je majmun, është bindja jem, nëse është bindja jote që s’ka komb kosovar, bindja jem është që ti je majmun”, tha i nervozuar Nexhmedin Spahiu

Teksa Jashari shtoi se Spahiu po ofendon 94 për qind të shtetasëve nga Kosova që janë regjistruar si shqiptar.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -