18.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 23:37

“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet”, Albatrit Muçiqi reagon pas ‘deklaratës’ që bëri xhiron në rrjet

Albatriti ka mohuar deklaratën që thotë se ‘nuk ia jep motrën katundarit’.

Ditët e fundit, në rrjet kanë qarkulluar raportime se Albatrit Muçiqi tha një deklaratë të çuditshme për motrën.

Sipas deklaratës së pretenduar, këngëtari deklaron se nuk e marton motrën e tij, Albionën, për katundar.

Albatrit Muçiqi: Nuk ja jap motrën katundarit sot e 100 vjet”, ishin titujt që qarkulluan, e të cilat i mohon këngëtari me anë të një postimi.

“Mos u ndikoni nga këto lajme te rreme, këto portale e bëjnë vetem per perfitime personale. Kjo eshte një RREN e radhes.

Me respekt Albatriti”, shkruan ai.Kujtojmë se artisti kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktiv me këngë të reja, por pritet të rikthehet këtë sezonë teksa po fillojnë mbrëmjet muzikore.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese