fbpx
20.8 C
Pristina
E hënë, 23 Maj, 2022

Nuk e pagujtën qeran, pronari e padit LDK-në për borxh

Rekomandime

Për një dekadë aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kryen aktivitete të shumta brenda selisë në Vushtrri.

Por një gjë të tillë nuk dihet nëse do ta bëjnë më, kjo pasi pronari i objektit, Ymer Ukiqi, pretendon se nuk i është paguar qiraja.

Ky i fundit, përmes telefonit, i tha Klan Kosovës, se dega e LDK-së këtu i ka borxh 9500 euro dhe për këtë arsye i ka dërguar në gjykatë.

Por, të kundërtën e thonë brenda LDK-së në këtë komunë.“LDK, dega në Vushtrri, i ka kryer me kohë pagesat ndaj qiradhënësit, z. Ymer Ukiqi, siç shihet në këtë procesverbal të nënshkruar nga vetë z. Ukiqi. Për ne janë befasi këto deklarata. Çështjet brenda palëve i zgjidhim sipas ligjit. Por nëse z. Ukiqi ka presion nga pushteti i ri lokal për legalizim të objektit që të bëjë këso lloj deklaratash, i konsiderojmë joparimore dhe pa bazë”, thonë nga Komuna e Vushtrrisë.

 

Më shumë artikuj

Të fundit