fbpx
-3.6 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Nuk do të ketë botë serbe”, Mali i Zi në protestë kundër “Ballkanit të Hapur”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Qytetarët e Malit të Zi u ngritën në protestë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Përpos kërkesës për zgjedhje, qytetarët shprehën edhe revoltën e tyre ndaj nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviq Stankoviq u shpreh nga protesta se nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiq të pushtojnë Malin e Zi.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviq, ju që jeni ndihmësi i Vuçiqit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiq, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviq.

Aktivisti Vido Drashkoviq tha se “në një mijë vjet të ekzistencës së tij, Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit. Teksa iu refrua Dritan Abazoviqit, aktivisti e cilësoi si ‘fshesë’ dhe ‘lopatë’ të atyre që kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi.

“Qeveria klaro-nacionaliste pretendon se na ka liruar. Është e vërtetë, na ka çliruar nga të gjitha të mirat. Qëllimi i tyre është ta portretizojnë Malin e Zi si të paqëndrueshëm. Ata që janë fshesa dhe lopata e dikujt tjetër do ta shtyjnë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur që nuk është gjë tjetër veçse bota serbe, për të ndalur Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së për të mirën e shefit të tij nga vargmali i Andriqit. Në këtë, një njeri i vogël dhe një manipulator i madh po prijnë. Me nënshkrimin e kontratës me KOS, ai e dinte se do të destabilizonte Malin e Zi, që ishte qëllimi i tij. Para nesh janë dy rrugë – Ballkani i Hapur dhe BE. Qytetarët po vijnë në vete. Nëse nuk mendojmë, do të hasim telashe përpara e dyerve tona”, tha Drashkoviq.

- Advertisement -

Të fundit

Cili është vendi më i mirë për t’u ulur në një avion për t’i mbijetuar një aksidenti

Udhëtimi me aeroplan është një nga mënyrat më të sigurta të transportit, dhe shanset që dikush të vdesë në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -