9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Nova: Përveç Radoiçiqit, Interpol ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

- Advertisement -

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili organizoi dhe mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

- Advertisement -

Por, mediumi serb “Nova.rs” thotë se ka konfirmuar që INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest edhe për 11 persona të tjerë, të përfshirë në sulmin terrorist në Kosovë.

ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

- Advertisement -

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -