13.1 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nokaut për 35 sekonda, çmend boksieri 18-vjeçar

- Advertisement -

Boksieri premtues i peshave të rënda, Moses Itauma pati nevojë vetëm për 35 sekonda, që të hedhë Knock-out rivalin e tij Ramon Ibrra, në ndeshjen e dytë të karrierës.

- Advertisement -

Britaniku 18-vjeçar është një nga boksierët më premtues dhe ka si objektiv të bëhet më i riu që merr titullin e kampionit të botës, rekord që aktualisht mbahet nga Myke Tyson, i cili u ngjit në majë në moshën 20-vjeçare.

Në ndeshjen e parë, Itauma pati nevojë vetëm për 23 sekonda, që të hedhë knock-out kundërshtarin e tij, ndërsa këtë herë për 35.

- Advertisement -

Ndërkohë që pritshmëritë mbi të rriten, fansat kanë filluar të ankohen se po e shohin shumë pak në ring dhe nuk po krijojnë ende një ide për mënyrën si ndeshet.

Itauma do të rikthehet në ring më 15 prill, për t’u ndeshur me boksierin kinez Zhilei Zhang, ndaj të cilit do të kërkojë një tjetër sukses me knock-out.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -