fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Njesia Speciale në Veri, policët e tjerë kalojnë në orar 12 orësh

Pas situatës që u krijua në Veri, ku Lista Serbe njoftoi se të gjithë serbët do të largohen nga institucionet, përfshi edhe policët, Njësia Speciale e Policisë është nisur për në veri.

Policët e tjerë kanë kaluar në orar 12 orësh, transmeton Gazeta Nacionale

- Advertisement -

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri.

Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit. E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës. “Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Njesia Speciale e Kosovës niset për veri

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -