13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Njësia elitare e ukrainasve tregon si e ka mashtruar ushtrinë ruse

Kundërofensiva ukrainase në jug të vendit për të cilën po flitet shumë, ka qenë një dezinformatë me qëllim që rusët të përqendrojnë tërë forcat atje, ndërsa u janë shfaqur para syve me kundërofensivën e vërtetë që ishte përgatitur në rajonin e Kharkivit, kanë bërë të ditur njësitë elitare të Ukrainës.

Forcat ukrainase po vazhdojnë me avancimin e shpejtë dhe të papritur në verilindje të vendit, duke marrë dy të tretat e territorit të okupuar në rajonin e Kharkivit, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

E shumicën e këtyre fitoreve dhe rikthimin e territoreve nën kontrollin e Kievit, i kanë konfirmuar dje edhe zyrtarë rusë nga ministria e Mbrojtjes.

“Ka qenë një operacion special dhe shumë i madh dezinformimi”, tha Taras Berezovec, ish-këshilltar për Siguri që tani ushtron funksionin e zëdhënësit të brigadës Bohun – të forcave speciale të Ukrainës.

“Rusët kanë menduar se do të suImojmë në jug dhe kanë dërguar tërë armatimin dhe personelin atje. Atëherë, në vend të jugut, ka ardhur deri të kundërofensiva ku më së paku kanë pritur ku më pas pasoi paniku dhe arratisja”, shtoi ai.

- Advertisement -

Kujtojmë që më 29 gusht, forcat ukrainase filluan kundërofensivën në rajonin e Khersonit.

Por ushtarët që ishin në vijën e frontit asokohe nuk kishin parë kurrfarë dëshmie të ofensivës, ose kanë menduar se janë betejat aktive që po zhvillohen një reaksion në tentim për të ndalur ofensivën ruse.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -