17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Njeriu që mund të zgjidhë gjithçka” – Kush është Markus, zyrtari i lartë i BIA-s, i afërt me Vuçiqin

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Marko Parezanoviq përmendet në korrespondencën “Sky” të grupit kriminal të Darko Shariqit, si person me të cilin ishte duke u takuar vëllai i Shariqit, Dushko.

- Advertisement -

Siç shkruajnë mediet serbe, seancat gjyqësore kanë qenë në drejtim të zbardhjes së rastit të Shariqit, derisa zbulohet se kush është Parezanoviq, njeriu që në dosje është shënuar si person që mund të “zgjidhë gjithçka”.

Markus, i cili është Marko Parezanoviq, është i vetmi person që mund të ndihmojë në zgjidhjen e rastit të Shariqit kur bëhet fjalë për gjykimet para Apelit.

- Advertisement -

Parezanoviq u bë i njohur për publikun e gjerë në gusht të vitit 2018 kur publikisht tha se kërcënim për sigurinë e vendit është opozita, sindikatat, organizatat joqeveritare dhe mediet.

Në BIA ai është njeri i besuar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka punuar në çështjet rajonale, kryesisht në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Aty ka mbajtur lidhje edhe me politikanë, sidomos kur bëhet fjalë për Malin e Zi. Kjo është arsyeja pse presidenti Milo Gjukanoviq e ka akuzuar atë si agjentin kryesor rus në Serbi.

Në BIA, Parezanoviq merrej me përçarjen dhe organizimin e protestave, si dhe shuarjen e tyre. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Parezanoviq përmendet në rastin e Darko Shariqit. Gjatë vitit të kaluar, pra pas arrestimeve në këtë grup kriminal, është përmendur se bosi i drogës i ka dhënë një orë një zyrtari të lartë të BIA-s.

- Advertisement -

Në atë kohë, u spekulua se ishte Parezanoviq, por këto akuza nuk u konfirmuan kurrë. Mediet shkruanin se bëhej fjalë për një orë me vlerë 250 mijë dollarë.

Përveç tij, në korrespondencë përmendet edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Dushko Milenkoviq. Shariq po përballet me akuza të reja dhe se po hetohet se ka themeluar një grup kriminal nga paraburgimi që ka kryer vepra të ndryshme kriminale. Ndër të tjera ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Nebojsha Joksoviqin, dëshmitar-bashkëpunëtor në procedurën kundër bosit të drogës.

Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vendosjen e eksplozivëve nën veturën e Goran Nikolasheviqit, dëshmitar në procedurën kundër këtij grupi kriminal. /KP

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -