fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Njëri vdiq e tjetri u pIagos, detaje nga ngjarja tragjike në Prizre

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express gjuajtjen me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Pirzrenit, sot në orën 04:10. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i pIagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Express se policia është duke u marrë me rastin.

“Kemi pranuar informatën rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në “Kobra City” në dalje të Prizrenit. Një person ka vdekur dhe një është pIagosur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”.

I pyetur nëse ka ndonjë person të dyshuar nga Kosova lidhur me këtë ngjarje, ai tha se organet e rendit janë duke e hetuar rastin.

Sipas policisë së Shqipërisë, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konfIikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

- Advertisement -

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëIIuar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, raportohet në Shqipëri.

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -