11.3 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 17:50

Një tjetër shans i humbur, çka duhet të bëjë Kosova që ta fitojë liberalizimin e vizave – Flasin analistët politikë

- Advertisement -

Kosovarët po vazhdojnë të mos e gëzojnë udhëtimin nëpër zonën Shengen. Një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as përgjatë këtij viti, ani pse pati shpresa të mëdha në presidencën gjermane në Këshillin e BE-së.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.Shtyrjen e këtij procesi nuk po shihet i drejtë nga analistët politikë në vend, pasi që siç thonë ata, Kosova i ka pranuar kushtet dhe i ka plotësuar ato për t’u liberalizuar vizat për kosovarët.

Mirëpo, analistët vlerësojnë se duhet akoma më shumë punë në luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.Rasim Alija për GazetaBlic ka thënë se në këtë drejtim këto dy anë negative Kosovës, sipas tij, i duhet një luftë e pakompromis.“Janë dy elemente. E para është tepruar në kuptimin se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për me u plotësu dhe fituar liberalizimin e vizave. Janë shtuar kushte tjera të Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sa i përket Kosovës, BE ka pasur një qasje jo të drejtë, e në disa anë ka pasur qasje edhe politike. Pritjet janë kanë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë presidencës gjermane, mirëpo gjasat janë shumë të vogla. Kosova duhet me tregua një luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar”, thotë ai.

Alija ka përmendur edhe mosndëshkimin e figurave të larta politike në Kosovë.
“Këtu kemi të bëjmë edhe me elementin kryesor, në këtë rast është mos-ndëshkimi i figurave të larta të emëruarve politikë. Ajo se çka kemi pa deri më tani është se janë ngritura aktakuza, mirëpo kur vije puna te gjykimi, këto akuza bien dhe realisht nuk ndahet dënimi i merituar karshi figurave të larta politike që janë të akuzuar për korrupsion. Aty ku ka prova dhe argumente që figurat e larta politike janë të akuzuar, ishte dashur të ketë dënime të merituara dhe jo me kusht siç ka ndodhur në shumicën e rasteve. Ajo çka i mbetet Kosovës është se i duhet shumë punë në kuptimin e dënimit të figurave të larta politikë, atu ku ka prova të mjaftueshme. Kjo i bie të mos ketë ndikim te Prokuroria dhe gjyqësia e Kosovës”, thotë ai.Ndërkaq, analisti Fitim Salihu për GazetaBlic ka thënë se Kosova i ka realizuar disa kushte që iu patën vënë për liberalizim të vizave, mirëpo drita jeshile s’i është dhënë.

“Këto më shumë janë justifikime se sa arsye të qëndrueshme teknike. Kosova i ka pasur disa pika të cilat është dashur t’i përmbushë që janë kryesisht nga aspekti i luftimit të korrupsionit dhe gjërave tjera. Në atë kohë Kosova i ka pranuar të gjitha, por që prapë nuk ka pasur liberalizim të vizave. Kosova ka pasur edhe presione politike, që i ka përmbushur, por s’i ka marrë përgjigjet pozitive qoftë për viza e edhe për integrime evropiane. Në anën tjetër, kur i shesh shtetet me të cilat i ka liberalizuar vizat BE-ja, ku ka krim dhe korrupsion të madh, e nuk janë dhënë vizat për Kosovën dhe stopohen rruga integruese edhe e Shqipërisë, kjo na bënë me dije se arsyet janë krejtësisht politike”, thotë Salihu.E, shtyrjen e liberalizimit të vizave e ka lidhur kryekëput me skandalet e vjedhjeve në Qeverinë Hoti partia aktualisht më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, në një bisedë për GazetaBlic ka deklaruar se qeveria aktuale, sipas tij, s’e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjë kjo që siç potencon ai, ka çuar që të shtyhet “ëndrra” e kosovarëve për liberalizim vizash.Ndryshe, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë në zonën e Shengenit. Por, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në këtë zonë.

Të fundit

Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për...

Ishin tmerr për turqit – Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Janosh Huniadi bashkohen në Prizren

Në oborrin e Katedralës ” Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në organizim të Kishës Katolike dhe Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, është vendosur busti i...

Ministria e Arsimit e ka të caktuar të hënën pushim, SBAShK-u thotë se s’përfillin vendimin e Kryeministrit

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë dhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në konflikt. Përderisa i pari...

Vaksina anti -Covid: Vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive....

Rita Ora uron festën e 28 Nëntorit, bën fotografi me këpucë me flamurin shqiptar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 28 Nëntorin me disa fotografi në Instagram, shkruan Express Rozë. Rita ka postuar fotografi me këpucë...

Ish-Kryeministri nuk flet me Ministrin e Brendshëm, u takuan sot në sheshin e Podujevës

Festa e 28 Nëntorit e gjeti në heshtje zgjedhore Llapin e Zahir Pajazitit. Megjithatë, në Ditën e Flamurit busti i tij u vizitua nga...

Serbia i pranoi dhuratë 11 tanke nga Rusia, Vuçiq thotë se kështu po ruajnë ‘neutralitetin ushtarak’

Në kazermën ushtarake të ushtrisë serbe në Nish sot u prezantuan dhjetë tanket e para të donacionit prej 30 sosh që Rusia i ka...

Të tjera nga rubrika

Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për...

Ishin tmerr për turqit – Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Janosh Huniadi bashkohen në Prizren

Në oborrin e Katedralës ” Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në organizim të Kishës Katolike dhe Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, është vendosur busti i...

Ministria e Arsimit e ka të caktuar të hënën pushim, SBAShK-u thotë se s’përfillin vendimin e Kryeministrit

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë dhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në konflikt. Përderisa i pari...

Vaksina anti -Covid: Vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive....