7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Një tjetër Iuftë gati të shpërthejë, Kim Jong Un ngre 180 avione, Gadishulli Korean drejt konfliktit të armatosur

Një tjetër Iuftë është gati të shpërthejë. Tensionet sa vijnë dhe po shtohen çdo ditë mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Ditën e djeshme, Koreja e Jugut ka ngritur në fluturim dhjetëra avionë ushtarakë pasi më shumë se 100 avionë të Koresë së veriut u vendosën afër kufirit të diskutuar mes dy vendeve.

Seuli dërgoi 80 avionë, mes tyre edhe F-35A, pasi sensorët pikasën 180 avionë të Penianit të mblidheshin brenda territorit të Koresë së veriut dhe pranë brigjeve lindore dhe perëndimore. Ky është përshkallëzimi më i fundit mes dy koreve rivale që më herët këtë javë lëshuan edhe raketa kundër njëri tjetrit në ujëra territoriale.

- Advertisement -

Koreja e veriut është e zemëruar nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillohen mes SHBA dhe Koresë së jugut, pranë kufijve të saj dhe beson se ato janë prova për një pushtim. Uashingtoni dhe Seuli kanë thënë ndërkohë se stërvitjet ajrore kanë qëllime mbrojtjeje si përgjigje ndaj një serie testimesh të raketave nga veriu që ata druajnë se do të përfundojë me një test bërthamor.

“Ushtria jonë ka pikasur rreth 180 avionë ushtarakë të Koresë së veriut të mobilizuar në hapësirë ajrore të Penianit”, tha shtabi i ushtrisë së Seulit, duke shtuar se si kundërpërgjigje janë ngritur në fluturim 80 avionë, mes tyre edhe F-35at ndërsa avionët ushtarakë të përfshirë në stërvitje po qëndrojnë në gatishmëri.

Menjëherë pasi Koreja e Jugut tha se kishte vendosur të zgjaste stërvitjet e përbashkëta, të enjten, Peniani lëshoi edhe tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke e quajtur lëvizjen shumë të rrezikshme dhe të gabuar. orë më pas, veriu lëshoi 80 predha artilerie që ranë në një zonë detare kufitare.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -