fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Një shkoIIë pIot me rezervistë rusë dhe pjesëtarë të Wagnerit bëhet rrafsh me tokë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ushtria ruse ka pranuar se mes të shtunës dhe dielës, ukrainasit kanë shkrepur katër raketa M-30 nga sistemi raketor amerikan HIMARS, ku njëra prej tyre goditi një shkollë të mesme në Makajevk të Donbasit, brenda të cilës ishin strehuar rezervistët e mobilizuar rusë.

Siç raportojnë kanalet e ndryshme në Telegramin rus, sulmi ndodhi pak pas mesnatës së 1 janarit. E sulmet e djeshme të rusëve me dronë kamikaz mbi Kievin dhe qytetet e tjera, ishin një lloj hakmarrje.

- Advertisement -

Separatistët pro-rusë u kanë thënë mediat ruse se janë shkrepur katër raketa, ku njëra prej tyre në mënyrë direkte goditi shkollën dhe ndodhi një shpërthim tejet i fuqishëm.

Zyrtarët rusë fillimisht kishin thënë se nga katër raketat e shkrepura nga HIMARS, tri prej tyre ishin shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore dhe se vetëm një kishte goditur shkollën.

Por pamjet e postuara nëpër rrjetet sociale tregojnë se mbrojtja kundërajrore ruse as që kishte reaguar fare – dhe se katër raketat kanë goditur objektivat e parapara dhe se e fundit ishte më e fuqishmja.

- Advertisement -

Të dhënat për numrin e ushtarëve rusë të vrarë nuk dihen saktë, por sipas disa raportimeve në Telegram brenda objektit të shkollës gjendeshin nga 50 deri në 100 ushtarë rusë – e disa tjerë pretendojnë se ishin mbi 500 e në mesin e tyre kishte edhe pjesëtarë të Wagner.

Ajo çfarë është interesant është fakti se shkolla gjendej jo më shumë se 10 kilometra larg vijës së frontit. Raportohet se sulmi ndodhi si pasojë e pakujdesisë së rusëve, dhe se autoritetet e Moskës po kërkojnë llogari nga eprorët që kishin strehuar ushtarët e mobilizuar rusë në këtë objekt. /Telegrafi

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -