15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 16:47

Një qytetar tallet me Nismën, i voton të gjitha partitë pos Nismës

Një qytetar ka shfrytëzuar mundësinë e tij për të votuar duke u tallur me nismën.

Në një fotografi e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet një fletëvotim ku janë votuar të gjitha partitë e mundshme në fletëvotim, përveç Nismës.

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e kaluara mori pak mbi 5% të votave, por mjaftueshëm për t’u futur në Kuvend.

Ndërsa në këto zgjedhje shumë analist kanë parapa se kjo parti nuk do ta kalojë pragun.

Aktualisht ku janë numëruar 168 mijë vota, nisma ka 2.6% të votave.

Të fundit

Të tjera nga rubrika