Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona.
Sipas gazetarit të Euronews Albania, Blerin Kore, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas ndjekjes së Policisë, pasi ishte pikasur se makina e viktimave ishte duke transportuar emigrantë.
Kujtojmë se nga 8 viktimat e aksidentit, 7 prej tyre ishin emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi nga Shkodra.
“Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, pasi Policia pasi kishte pikasur që po transportoheshin emigrant, i kishte bërë thirrje të ndalonte, por ai ka shtuar shpejtësinë, gjë që ka shkaktuar aksidentin.
Informacionet thonë se aksidenti ndodhi në shpejtësi e sipër. Në vendndodhje ndodhen drejtuesit më të lartë të Policisë së Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës është qark kufijtar dhe dihet kalimi i klandestinëve. Dyshohet se klandestinët kanë kaluar vijën e gjelbër të kufirit”, tha Blerin Kore.
02.04.2024 – 08:11Një nga trupat ka “fluturuar” jashtë mjetit, çfarë nga mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima! Dy nga të vdekurit, ende brenda “Benz”-it të shkatërruar
Mediaka siguruar videon pas aksidentin tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, ku një nga trupat e viktimave ka “fluturuar” jashtë Benz-it, me një drejtues nga Shkodra.
Pamjet tregojnë mjetin e kthyer tashmë në një grumbull inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ndërsa viktima kanë mbetur drejtuesi i Benz nga Shkodra dhe 7 klandestinë nga vendet e treta.