fbpx
-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Një nga dy njerëzit e parë që shkeIi në Hënë, martohet austronauti 93-vjeçar

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-astronauti amerikan Buzz Aldrin është martuar për herë të katërt në ditëlindjen e tij të 93-të.

Aldrin pilotoi fluturimin legjendar Apollo 11 në hapësirë ënë vitin 1969, duke u bërë një nga dy njerëzit e parë që eci në Hënë pas komandantit të misionit, Neil Armstrong.

- Advertisement -

Ai është një nga vetëm tre njerëzit e gjallë që kanë ecur në Hënë.

Fotografitë nga ceremonia e dasmës në Los Anxhelos u shpërndanë nga vetë Aldrin në Twitter.

“Në ditëlindjen time të 93-të dhe ditën që do të nderohem nga “Living Legends of Aviation”, kam kënaqësinë të njoftoj se unë dhe dashuria ime, Dr Anca Faur kemi lidhur kurorë”, shkroi ai në Tëitter.

Anca Faur, 63 vjeç, e cila ka një doktoraturë në inxhinieri kimike, është nënkryetare ekzekutive e kompanisë së Aldrin, Buzz Aldrin Ventures.

- Advertisement -

Në vitin 1969, rreth 600 milionë njerëz dëshmuan se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë si pjesë e misionit Apollo 11. Ishte audienca më e madhe televizive në histori në atë kohë.

Pothuajse brenda natës, zoti Aldrin u bë një nga emrat më të famshëm në planet. /euronews

- Advertisement -

Të fundit

Krasniqi: Haradinaj e Kurti patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin tjetri po e bënë Asociacionin

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Albert Krasniqi, është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -