3.1 C
Pristina
24 Janar, 2021 - 06:31

Një muaj para zgjedhjeve, PDK përballët me dorëheqje nga anëtarësia

Një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, kanë nisur dorëheqjet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dorëheqjet kanë filluar oas dështimit të koalicionit parazgjedhore mes Partisë Demokratike të Kosovës e Nismës Socialdemokrate.

Bekim Muja, anëtari i PDK-së tashmë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti e shkak po del të jetë mos arritja e koalicionit me partinë e Fatmir Limajt.

Muja përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer me vendimin e kryesisë së PDK-së.

I zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarjen në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat sublime të këtij vendi siç është lufta e UÇK”, ka shkruar Muja në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka bërë me dije se do të jetë pjesë e një partie ku ruhet vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika