13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Një mërgimtar nga Amerika kapet duke vjedh në një market në Fushë Kosovë

Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një market në Fushë Kosovë, ku një shtetas amerikan u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikë.

- Advertisement -

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 50-vjeçar me inicialet A.M., mërgimtar nga Amerika, i cili dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit.

Ata e njoftuan menjëherë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje”. Pas dhënies së deklaratës, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -