fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Një lokal në Tiranë po ofron pije falas për fansat e Luiz Ejllit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Luiz Ejlli është banori që po trazon Shqipërinë dhe Kosovën nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip”. Ai është kthyer në fenomen.

Kjo të paktën mund të kuptohet përmes rrjeteve sociale, reagimeve dhe veprave që bëhen për të, disa prej të cilave janë edhe për t’u habitur.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi kur një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit.

Foto: Meridian Ramçaj/Instagram
- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.

Fansat e artistit po tregojnë mbështetjen e tyre edhe duke dërguar dorën të shumtë sipër shtëpisë së famshme, ndonëse produksionin e ka ndaluar një gjë të tillë.

- Advertisement -

Një ‘çmenduri’ tjetër për këngëtarin ndodhi edhe kur një numër fansash u mblodhën për të protestuar për Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

- Advertisement -

Të fundit

A është ky skandaI dipIomatik nga presidenti kroat? MiIovanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, njihet me deklarata kontroverse edhe për tema që bëjnë bujë edhe jashtë kofinëve të Kroacisë. Millovanoviq...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -