29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Një i vrarë dhe dy të pIagosur në Lipjan, policia jep detajet si ndodhi

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në Lipjan.

- Advertisement -

Lajmin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes disa personave.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, tha ajo.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.
09:01 – Sot

- Advertisement -

Shpërndaje në

  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Policia thotë se dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -