15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Një grua e moshuar serbe është rrahur në veri të Mitrovicës, pretendohet se kjo u bë nga shqiptarët

Plaka serbe Božana R. 84 vjeçare është rrahur brutalisht në shtëpinë e saj në veri të Mitrovicës natën mes së enjtes dhe të premtes, njoftoi sot e ashtuquajtura Zyra për Kosovë, duke theksuar se ajo është “viktimë e banditëve dhe kriminelëve më të këqij. por edhe të atmosferës së dhunës që ka krijuar Kosova gjatë javëve të fundit”.

“Në të kaluarën ka ndodhur shpesh në Kosovë përshkallëzimi i retorikës ndezëse dhe agresive të Kosovës të pasohet nga inkursionet e ekstremistëve në komunitetet serbe, të cilët e perceptojnë gjuhën e urrejtjes së liderëve të tyre politikë shqiptarë si licencë dhe ftesë për të sulmuar serbët, njoftoi zyra.

- Advertisement -

E ashtuquajtura Zyra për Kosovë pret që autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, të cilët sipas dëshmisë së viktimës flisnin shqip, të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përcaktohet nëse motivi i sulmit ndaj Božana R. vetëm interesi vetjak, apo nëse motivi i sulmuesit ishte edhe frikësimi i serbëve në veri të Kosovës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -