11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Nitaj i AAK’së e quan “budalla” Abazoviqin, thotë se Gjukanoviqi e shfrytëzoi për të nënshkruar me Kishën Serbe

Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka ofenduar rëndë Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke e quajtur “budalla”.

Sipas Nitajt, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka shfrytëzuar Abazoviqin për ta nënshkruar marrëveshjen me Kishën Serbe dhe pastaj e ka “elminuar”, raporton Express.

- Advertisement -

Kur te jeshe budalle ne politike, e ke fatin e Abazoviqit. Edhe te shfrytezojne e te hedhin si lecke. Ishin ba bashke krejt me rrezu, madje edhe ata te cileve u ka kryer sherbim. Me pase dashte Gjukanoviqi me e rrezu pa e shfrytezu, e kishte rrezu para se ta nenshkruante marreveshjen me Kishen Serbe! Por jo. Mjeshtri edhe e ka kryer punen edhe e ka eliminu budallen! Ujk i vjeter eshte Gjukanoviqi!”, ka shkruar Nitaj.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër.

- Advertisement -

Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -