15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 17:06

NISMA-n nuk mund ta shpëtojë më as Burdushi, mbi 80% të votave të numëruara ka 2.78% të votave

Edhe pse Fatmir Limaj ishte shprehur i bindur se partia e tij NISMA do të kalojë pragun, mirë po ashtu siç edhe pritej kështu nuk po ndodhë.

Pas numërimit të mbi 60% të votave, NISMA ka vetëm 2.78% të votave të qytetarëve, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së.

Kur kanë mbetur edhe më pak se 40% e votave për t’u numëruar, kjo parti nuk ka kurrfarë gjase që të arrijë kuotën e 5%.

Kështu NISMA përfundimisht do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, dhe punën e institucionit ligjvënës në mandatin e ri mund t’i ndjek vetëm nga televizori.

Megjithatë, NISMA mund të ngushëllohet paksa, pasi po arrinë ta mbajë bastionin e saj që ka krijuar vitet e fundit, Malishevën, ku po del parti e parë.

Ndryshe, pas më shumë se 80% të votave të numëruara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 47.95%, PDK renditet e dyta me 17.49, LDK e treta me 13.33, AAK me 7.48%.

Të fundit

Të tjera nga rubrika