17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Nisin fluturimet normale në Kukës, fluks pasagjerësh nga Kosova

Nisja e fluturimeve “Low cost” nga Aeroporti i Kukësit, ka tërhequr interesin e Kosovarëve.

Ata shprehen se po përdorin këtë aeroport për t`u kthyer në atdhe apo vendet e tyre të qëndrimit në Europë.

Ndërkohë, aeroporti po përdoret edhe nga banorët e qyteteve të veriut të vendit.

Aeroporti i Kukësit ka nisur operacionet e fluturimeve pothuajse çdo ditë të javës, duke u shërbyer mijëra pasagjerëve që zgjedhin këtë portë për t`u futur në vendin tonë.

Operimi i kompanive “low cost” në këtë aeroport, të cilat ofrojnë fluturime në disa shtete të Bashkimit Europian, ka tërhequr interesin e bashkëkombasve kosovarë. Dhjetëra qytetarë nga Kosova, po përdorin këtë aeroport për t`u kthyer në atdhe apo për të shkuar në vendet e tyre të qëndrimit në Europë.

Aeroportin e Kukësit po e shfrytëzojnë edhe banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët shprehen se ka interesim të madh për mbërritjen e emigrantëve për pushime në vendlindjen e tyre.

Nga muaji prill e deri në qershor nga aeroporti i Kukësit numërohen 40 fluturime drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet “Flatrave të Veriut” gjatë këtyre dy muajve është 2 mijë 728 shtetas. Nga këto 2 mijë 232 janë shtetas të huaj./Syri TV

- Advertisement -

Të fundit
Lajme të lidhura