16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Nis mësimi në disa shkolla të kësaj komune që udhëhiqet nga VV-ja

Në komunën e Kamenicë ka nisur mbajtja e mësimit në disa shkolla.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komune, Lidijona Marovca.

- Advertisement -

“Po, procesi i mësimit ka nisur në disa shkolla. Aktualisht jemi për vizitë nga afër në shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë. Por, ka edhe shkolla të tjera që e kanë nisur mësimin pjesërisht në disa paralele”, është shprehur Marovca.

Kujtojmë se katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Kamenicën, kanë bërë thirrje që greva të ndërpritet dhe të nis mësimi, pasi sipas tyre, me Ligjin për Paga dhe me Pakon për Përballje me Inflacionin, qeveria ka bërë punën e saj.

Në anën tjetër, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, gjatë ditës së djeshme ka thënë se greva do të vazhdojë, pavarësisht pakos së re të prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cila pritet të mbështesë të gjithë sektorin publik me nga 50 euro.

- Advertisement -

Kryesindikalisti është shprehur se vendimi i Qeverisë për t’ua ndarë zyrtarëve publikë nga 50 euro është i papranueshëm dhe se ata po kërkojnë dialog.

Jasharaj tha se të gjitha qeveritë e kaluara i kanë pasur dyert e hapura për dialog me SBASHK-un, por një gjë të tillë nuk e kanë edhe në raport me Qeverinë Kurti II.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -