5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Ngjarja në Drenicë si në filma: Disa fëmijë edhe e vjedhin veturën edhe ju ikin policisë

Jo rallëherë të miturit në Kosovë përfshihen në përleshje, raste të vjedhjeve e konflikte të ndryshme dhe rrjedhimisht futen në telashe me ligjin.

Metodat e tyre për t’iu ikur prangave të Policisë ndonjëherë ngjasojnë edhe me skena filmi, siç ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, në qytetin e Drenasit.

- Advertisement -

Tre të mitur, të moshave 15, 16 e 17-vjeç i ka zënë sherri me Policinë në pikë të mëngjesit, kur vodhën një veturë dhe tentuan t’ia mbathnin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua derisa Policia po patrullonte, kur zyrtarët policorë kanë ngritur dyshimet për automjetin që po lëvizte, në të cilin ndodheshin të miturit.

Kjo ka bërë që Policia t’iu vihet pas për t’i kapur, por ata zgjodhën një formë për t’u arratisur edhe pse s’ia dolën mbanë pasi sërish përfunduan në pranga.

- Advertisement -

Siç mëson Sinjali, posa të dyshuarit e vërejtën veturën e Policisë që po i ndiqte, ata kërcyen nga automjeti, i cili më pas u përplas, duke shkaktuar kështu dëme.

Me rastin e intervenimit të Policisë, fillimisht u arrestua vetëm njëri nga të dyshuarit e më pas edhe dy të tjerë u kapën pas një periudhë të shkurtër kohore. Ndërsa personi tjetër që dyshohet të ketë qenë me ta, ndodhet në arrati. Pas shoqërimit të tre të dyshuarve në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 24 orësh dhe inicimin e rasteve në drejtim të dy veprave penale “Vjedhje në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -