fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 21:49

Ngacmonte gratë e fshatit, denoncime për Klodian Çalamanin

Rekomandime

Autori i krimit të rëndë në Fier, Klodian Çalamani, përveçse ishte një person i dhunshëm në fshatin e tij, ngacmonte seksualisht edhe gratë e fshatit. Një grua tha se para një viti ishte dhunuar nga Klodiani në mes të ditës dhe kishte tentuar ta përdhunonte.

Gruaja me aftësi të kufizuara tregoi sot për “Shqipëria Live” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, kur Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës. “Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë kur erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”. Ajo tregon se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt.

“E denoncova. U thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda”, deklaroi ajo.

Një ditë më herët, bashkëshorti i gruas nga fshati Grecalli tha se kishte denoncuar 37-vjeçarin, pasi sipas tij, i kishte përdhunuar gruan, por policia nuk ia kishte marrë denoncimin.

Banori thotë se forcat e rendit e kishin tallur atë, duke thënë se nuk i kishte “bërë gjë”. “Ishte hajdut. E kemi përzënë nga shtëpia. Bile e kam çuar në polici. Ashtu më ka bërë një gjë edhe mua. Donte të më përdhunonte gruan. Ai ishte kriminel. Unë e denoncova. E rrahën, por nuk i bënë gjë. E lëshuan prapë. Absolutisht nuk i bënë gjë. Policët talleshin me mua, duke thënë: ‘Jo, nuk i kanë bërë gjë’”, thotë fqinji i autorit të dyshuar të krimit të rëndë. Për këtë rast, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet.

Çalamani ishte përfshirë edhe në rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare rreth 15 vite më parë po në të njëjtin fshat. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Çalamanit, më datë 9 maj 2006. Autori tjetër i ngjarjes, Florian Vasiu, është xhaxhai i Mateos 8-vjeçar qëu vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Çalamani.

Ishte pikërisht babai i të miturit, Ligor Vasiu, që njëkohësisht është edhe vëllai i njërit prej autorëve të krimit të 15 viteve më parë, ai që ka hyrë në shtëpinë ku vajza mbahej peng për 20 minuta dhe dhunohej. Ligori e shpëtoi Nertilën 16-vjeçare nga duart e vëllait të tij dhe personit që të martën i vrau të birin e mitur. Ky fakt po konsiderohet nga grupi hetimor si një nga pistat e mundshme, ndonëse kanë kaluar 15 vite nga ajo ngjarje.

Më shumë artikuj

Të fundit