fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Nga ky kryetar komune, “Kobra” ishte nderuar me mirënjohje

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Me rreth 200 vepra penale që rëndojnë mbi Dibran Hoxhën të njohur si “King Kobra”, ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu katër vjet më parë e kishte nderuar atë me mirënjohje atë “për kontribut të dhënë ndaj nevojtarëve”.

Në një ngjarje që ishte zhvilluar në Tiranë, personalitete të ndryshme kishin marrë pjesë në atë ngjarje ku qëllimi kryesor ka qenë shpërblimi i personaliteteve me nderimi të veçanta. Një të tillë e pati marrë edhe ish-roja i “Kallashit”, Dibran Hoxha. Atij ia kishte dhuruar mirënjohjen ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit.

- Advertisement -

Arsyetimi që është dhënë nga moderatori i cili ka qenë i dënuar për shkak se kishte detyruar gruan e tij të merrej me prostitucion; Kreshnik Husaj, kishte qenë për shkak të bamirësisë së Dibran Hoxhës i vetë quajtur “King Kobra”.

Ai thoshte se po e shpërblente “King Kobrën” për shkak të therjes së 150 kurbaneve, ndihmës që ai bënte ndaj fëmijëve nevojtar dhe të gjithë personave të tjerë që u ka ndihmuar “King Kobra”.

“Në fund nuk e lënë si të pa rëndësishëm, e kam lënë si kontribuues të veçanet e kam lënë si njeri të veçanet. Ai arriti t’i prej 150 kurban për festën e Kurban Bajramit. Ai arriti t’i ushqej 72 familjar muaj për mua. Ai arriti të ushqej fëmijë që çdo herë fëmijët që i trokisnin në derë. Arriti t’iu sigurojë kulm mbi kokë që i trokitën në derë. Si emër që shumë nuk e donin, thoshin i rrezikshëm thoshin, jo i mirë, por si shpirt  i pa zëvendësueshëm i njeriut. Këtë çmim unë e pash dhe jam shumë i nderuar që kam kryetarin e kuvendit të Bujanocit për njeriun shumë të veçantë e që është Dibran Hoxha”, thuhej në prezantimin e “King Kobras”, shkruan Gazeta Insajderi.

Vetë Dibran Hoxha, kishte qenë fjalë pak pas marrjes së çmimit. Thoshte se do të vazhdojë t’i ndihmojë njerëzit.

“Mirëmbrëma të gjithëve ju falënderoj për këtë çmim, ndihem i privilegjuar, respekt dhe do të mundohem në të ardhmen t’iu ndihmoj njerëzve, kaq respekt”, thoshte Hoxha.

- Advertisement -

Por, kënaqësi të veçanet që e ka shpërblyer “King Kobrën”, ka pasur edhe ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu. Ai pas ceremonisë u pati thënë medieve se ka kënaqësi të veçantë që ka qenë në mesin e atyre personave, e në veçanti ‘bamirësve’ duke iu referuar “King Kobrës”.

- Advertisement -

Të fundit

Insiston që asociacioni të formohet, anaIisti i reagon ambasadorit amerikan në Serbi: Po bën lojë të madhe që e dëmton Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin që marrëveshja e Asociacionit duhet të zbatohet, kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -