13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Nga Italia në Shqipëri me not, shqiptarja përfundon me sukses sfidën për 35 orë e 17 minuta

- Advertisement -

Eva Buzo ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur brigjet e Shqipërisë në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

- Advertisement -

Udhëtimi i saj ka zgjatur 35 orë e 17 minuta ose 92 kilometra.

Ky udhëtim ishte i vështirë për të pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikimeve, por që arriti ta përfundojë sot.

- Advertisement -

Në momentin e mbërritjes, Eva s’ishte në gjendje të fliste, por raportohet se gjendja e saj është e mirë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -