11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Nga 6-8 shtator në Bosnjë, Serbi, Kroaci, Erdogan nuk e ka në agjendë Kosovën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka nisur një turne në Ballkan dhe e ka në plan t’i vizitojë tri shtete këndej. Në agjendë, Erdogan nuk e ka vizitën në Kosovë dhe as në Shqipëri.

Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca turke, Erdogan nga sot deri pasnesër do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë.

- Advertisement -

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë vizita zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci përkatësisht në datat 6-8 shtator 2022 me ftesë të homologëve të tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës turke.

Në bisedime me krerët e këtyre tri shteteve, thuhet se do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe, hapat për bashkëpunim, projektet e përbashkëta e investimet.

Po ashtu, siç njofton zyra e Erdoganit, temë e presidentit turk në Bosnjë, Serbi e Kroaci do të jenë edhe zhvillimet në Ballkan dhe çështjet ndërkombëtare.

- Advertisement -

Forume të biznesit do të mbahen në të tri vendet që do t’i vizitojë Erdogan.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -