16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Të gatshëm të hyjmë në grevë urie, vetëm që fëmijët mos të humbin orët

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se SBAShK-u, në nëntor të vitit të kaluar u kishte premtuar atyre se nuk do të hyjnë në grevë.

“Në takimet që i kemi pasë në nëntor me SBAShK-un, i kemi premtuar që do të jemi së bashku me ta, dhe do të i përkrahim në çdo formë tjetër, por jo përmes grevës. Këtë e kemi kërkuar nga SBAShK-u, dhe kjo në njëfarë forme është garantuar nga ta”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

Më tej, ai ka thënë se janë zhgënjyer që të dielen nuk kanë arritur një mirëkuptim për ndalimin e grevës, teksa ka thënë se ata kanë qenë të gatshëm të hyjnë edhe në grevë urie bashkë me SBAShK-un.

“Jemi të zhgënjyer edhe nga Qeveria edhe nga SBAShK-u, kemi qenë ata që i kemi thënë SBAShK-ut, se në çfarëdo forme protestojmë, qëndrojmë në grevë urie, dhe protestojmë, bashkë me mësuesit, vetëm fëmijët mos të humbin orë mësimi”, ka thënë ai./Gazeta10

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -