fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nexhmedin Spahiu: Në Beograd u çmendën fare, emri i këtij shqiptari i ngriti serbët në protestë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se në Serbi është duke u bërë zhurmë e madhe për renovimin e shtëpisë së intelektualit shqiptar Xhafer Deva.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se në Beograd janë “çmendur fare” për këtë temë sa herë përmendet Deva.

A e di kush përse kaq zhurmë në Beograd po sjell rinovimi i shtëpisë së Xhafer Devës?

- Advertisement -

Reagoi para ca ditësh Ministria Serbe e Kulturës, reagoi Presidenti Vuçiq, mediet e Serbisë nuk po pushojnë me tituj bombastikë kundër Xhafer Devës.

U çmendën fare. Përse nuk protestuan kur iu ngrit në qendër të Prishtinës përmendorja e Skënderbeut, nuk protestuan për përmendoren e Zahir Pajazitit, nuk protestuan për përmendoren e Adem Jasharit, nuk protestuan as për përmendoren e Presidentit Ibrahim Rugova, nuk protestuan as për përmendoren e ish Kryeministrit Hasan Prishtina, nuk protestuan as për rivarrimin e Isa Boletinit e as kur iu ngrit përmendorja në qendër të Mitrovicës, e as kur gjimnazi në Pejë mori emrin Bedri Pejani !!!!???

Por u shqyen së protestuari sa herë përmendet Xhafer Deva. Kam përgjigje, por po dua të dëgjoj mendimet e miqve të mi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndërsa, ai në komente ka replikuar me miqtë e tij në Facebook, të cilëve u ka bërë të ditur se Serbisë i dhemb emri i Xhafer Devës, për shkak të Lidhjes së Tretë të Prizrenit, nga e cila doli platforma për pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Vuçiq po thotë se asgjë nuk ishin kobzeza për Serbinë, Lidhja e Parë (1878) e Lidhja e Dytë e Prizrenit (1943) sa ishte Lidhja e Tretë e Prizrenit (1966).

Kjo sepse Lidhja e Tretë e Prizrenit doli me platformën për pavarësinë e Kosovës.

Kjo gjë i dhembë më së shumti Serbisë e prandaj e çmendë emri Xhafer Deva”, ka thënë Nexhmedin Spahiu.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -