fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nexhmedin Spahiu aIarmon, tregon kush e ndali luftën Kosovë- Serbi si paqe për Krishtlindje

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Analisti Nexhmedin Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë. 

Ai pohoi se lufta me Serbinë nuk do të ndodhë nëse ajo do ta njoh Kosovën, nëse kjo nuk ndodhë ai tha se do të ketë një luftë.

- Advertisement -

Tutje tha se edhe Rusia e ka njohur Ukrainën, por më pas kjo e fundit e sulmoi atë pas 30 vitesh.

“Deri të mundësia e luftës mund të ndodhin edhe tri-katër pauza ndërmjetësime të situatës deri sa edhe mund të shperthejë lufta. Janë shenjat nga diplomacia ndërkombëtare e sidomos nga diplomacia amerikane të gjitha parashenjat janë që lufta është mëse e mundëshme. Jam më shumë i bindur se ka gjasa që të ketë luftë sesa që të evitohet lufta. Ky është vetëm një qetësim i përkohshëm lufta evitohet vetëm atëherë kur bëhet një marrëveshje përfundimtare, kur Serbia do ta njoh Kosovën. Një garancë që në të ardhmën mund të mos ketë luftë, por edhe Rusia e ka njohur Ukrainën edhe mbas 30 vitesh e ka sulmuar atë. Por për kohën në të cilën ne po bisedojmë domethënë një lloj garance që nuk do të ketë luftë është kur Serbia ta njoh Kosovën”.

Spahiu tha se amerikanët ishin ata që krijuan paqe në këtë kohë, por që kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë do të përgjigjën secilën herë që do të ketë trazira mes Kosovës dhe Serbisë.

“Patjetër që ishin amerikanët që krijuan këtë paqen e Krishtlindjeve në këtë kohë, por kjo nuk do të thotë që do ta bëjnë pas secilës herë që acarohen gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë. 

- Advertisement -

Mund ta bëjnë edhe dy apo tri herë por në një moment mund të ndodh që të shperthejë lufta dhe amerikanët të kyqen tek në një fazë të vonshme të zhvillimit të kësaj lufte”, tha ai.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -