14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Nexhat Krasniqi rrahet brutaIisht në Brezovicë nga dy persona të maskuar

Ish shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u suImua fizikisht nga dy persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës, e që më pas është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë suImuar me mjet të mprehtë në kokë.

- Advertisement -

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por që më pas për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në spitalin rajonal në Ferizaj për të kryer ekzaminimet tjera.

Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./Sinjali

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -