16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

‘Nevojiten dy për paqe, një i marrë për Iuftë’: Huq Vulin midis Moske gjatë konferencës me Lavrov

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka udhëtuar dje drejt Moskës në një vizitë zyrtare, ku u takua edhe me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov.

Gjatë konferencës së përbashkët mes dy politikanëve, serbi ka shkaktuar një moment ironik e mjaft therës për palën ruse, por siç duket pa qenë fare i vetëdijshëm.

- Advertisement -

Vulin, i njohur për qëndrimet e tij ekstreme e fashiste në shumë çështje politike, nuk dështoi që të dhuronte një gafë të madhe gjatë momentit sa po fliste me Lavrov.

“Nevojiten dy për paqe, dhe vetëm një i marrë për Iuftë”, thotë ministri i Vucic krejt i relaksuar, duke mos e kuptuar se po e thotë një të vërtetë të madhe duke G0DlTUR Rusinë, e cila në mënyrë të paprovokuar suImoi në shkurt Ukrainën.

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus dhe anti-perëndimor, tregoi se i tha Lavrovit gjatë takimit të tyre se “Serbia është i vetmi shtet në Europë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk ka qenë pjesë e histerisë anti-ruse.”

Serbia edhe më tej vazhdon të mbetet i vetmi vend europian që nuk ka pranuar të sanksionojë Rusinë në asnjë mënyrë të vetme, përkundër faktit se ajo pretendon se e ka qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Për të qëndruar në një vijë me politikën e jashtme të BE’së, thirrje Serbisë i kishte bërë muaj më parë edhe Joseph Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por asgjë nuk ka ndryshuar në raport me këtë çështje.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -