Analisti dhe veprimtari Uk Lushi ka komentuar deklaratat e papranueshme nxitëse e kërcënuese të Petar Petkoviqit dhënë gjatë mbrëmjes së sontme.
Ai është shprehur se nëse veç një ushtar serb hyn në Kosovë, atëherë sipas tij “kjo do të nënkuptojë luftë në Ballkan përsëri.”
Petkoviq u shpreh se 1000 trupa serbe të sigurisë po shqyrtohej që të hynin në Kosovë në bazë të rezolutës 1244.
Lushi ka vazhduar komentin e tij duke thënë se “Maqedonia e Veriut dheShqipëria, të dyja anëtare të NATO-s dhe shtete me popullësi shqiptare, do të përfshihen në momentin e parë që Serbia guxon të bëjë një lëvizje të tillë të çmendur.”
Statusi i plotë:
If 1 soldier of #Serbia enters #Kosovo, it will mean war in the #Balkans again. #Albania and #NorthMacedonia, both #NATO members & states with Albanian populations, will be involved the very moment Serbia dares to undertake such a crazy move. #PetarPetkovic, bring it on! https://t.co/jMDNhJtHm2
— Uk Lushi (@UkLushi) December 8, 2022
Vjen reagimi i ashpër nga Presidenca pasi Petkoviq kërcënoi Kosovën
Serbia do të konsiderojë dërgimin e 1 mijë forcave të sigurisë në Kosovë, thotë Petkoviç