8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Nëse Serbia i vendos sanksione Rusisë, nuk ka marrëveshje me Kosovën”

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka mundësi që marrëveshja Kosovë-Serbi të dështojë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se SHBA janë më shumë të interesuar që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, se sa të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

- Advertisement -

“Rreziku i tashëm është që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe të mos ketë më presion ndaj saj që të arrijë marrëveshje me Kosovën”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se shpreson që marëveshja të arrihet para vendosjes së sanksioneve.

“Dëshira ime është që marrëveshja të nënshkruhet para vendosjes së sanksioneve. Kjo pasi do të kishte përqeshje dhe rrugë të gjatë të rikthimit të dëshirave politike tonat me partnerë ndërkombëtarë. Po e shikove Rambujen. Në përmbajtjen e saj ka qenë kapitullim. Po të zbatohej do të ishte problematike. Por ngjarjet kanë evoluar deri në atë pikë që ju ka dhënë atyre të drejtë. Po ashtu edhe me Vjenën dhe pavarësinë e mbikëqyrur”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -