5.8 C
Pristina
24 Shtator, 2021 - 02:33

Nëse nuk i lejon të vjedhin, të gjithë do t’i ikin!

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar punësimet familjare që po ndodhin në Qeverinë Kurti II, duke thënë se kjo qeveri mund të rrëzohet nëse kryeministri Albin Kurti ua ndalon ministrave korrupsionin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar motrën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Suljota Aliu si anëtare e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Lidhur me këtë, Berisha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i lejon ministrat e tij të korruptohen, të vjedhin e të punësojnë familjarët e tyre, pasi që sipas saj, nëse nuk i lejon, atëherë të gjithë do t’i ikin.

“Kryeministri e ka popullin, por nuk e ka partinë e tij. Edhe popullin e ka larg, në mërgim. Prandaj, të jesh kaq i vetmuar, kur ke kaq shumë vota, është e frikshme. S’ka më lehtë sesa të rrëzohet qeveria Kurti! Mjafton që Kryeministri t’ua ndalojë korrupsionin ministrave e ministreshave të tij. Është i njejti popull, i njejti mentalitet. Le të ndërrohen njëqind qeveri, kot, mentaliteti dhe shoqëria janë të njejtë! Me asnjë Ligj nuk mund të ndryshohet mentaliteti!”, shkroi Berisha në Facebook.

Ndërsa, për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se është ‘mendjemadh arrogant’.

“Që kaq shpejt vjen dita e i shohim kah i punësojnë familjarët e tyre, pa asnjë perde, ashiqare, pa pikë turpi, kush e kish’ menduar! I erdhi dita të tallet me neve edhe Liburn Aliut, mendjemadhit arrogant, që dy fjalë kryq nuk di t’i bëjë! P.S. Një tregtar i vjetër më ka pas thënë: Në tregti, tha, duhet t’i lejosh të gjithë bashkëpunëtorët e punëtorët të vjedhin ngapak, ti duhet të bëhesh sikur nuk i sheh.

Sepse, kur të gjithë i lejon të vjedhin ngapak, ata motivohen të punojnë, dhe në fund të gjithë (edhe ti) ndaheni të kënaqur”, shkroi ajo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese